Në Itali ‘skanojnë’ kombëtaren kuqezi: Kini kujdes nga Mitaj, ylli i skuadrës luan në Premier League

Kombëtarja kuqezi e futbollit fitoi dy testet miqësore të qershorit duke qenë gati për fazën finale të Euro 2024. Të ndodhur në Grupin B, kuqezinjtë e Sylvinhos sot lanë pas një jave Austrinë dhe u nisën për në kampin bazë të Dortmundit, aty ku do përgatisin tre duelet me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.

E para në radhës është Italia dhe pikërisht përtej Adriatikut kanë nisur të “skanojnë” kombëtaren tonë, duke treguar edhe pikat e forta të tyre.

Në shkrimet e mediave italiane, theksi vendoset te numri i lartë i lojtarëve shqiptare që janë pjesë e Serie A, por paralajmërojnë kombëtaren e tyre se ylli i vërtetë i kuqezinjve luan në Premier League. Fjala është për Armando Brojën, ndërsa mediat cilësojnë si lojtarin më interesant për t’u vëzhguar, Mario Mitajn.

Lajme të tjera |  E PABESUESHME/ U dënua me rënie nga kategoria, por “gjiganti” francez do të luajë në Kupat e Evropës

“Ka qenë në më shumë se një rast pranë transferimit në Serie A dhe tashmë është sërish në fokusin e Milanit. Broja është lojtari në pronësi të Chelseat që vjen pas katër muajsh jo shumë të mirë në huazim te Fulham. Por, pavarësisht kësaj trajneri Sylvinho do t’i kërkojë nga Broja golat për të bërë surprizën në Europian. Dëmtimi nuk e lejoi të ishte pjesë e kualifikueseve, rikthimi në fushë nuk ishte entuziasmues dhe përfshirja në skuadër nuk është e lehtë. Megjithatë, është një lojtar shumë i rëndësishëm për të mos qenë qendra e projektit të Shqipërisë.”

Lojtari për t’u pasur në vëmendje, Mario Mitaj

Aktualisht është pjesë e Lokomotivës së Moskës në Rusi. Është një lojtar i datëlindjes 2003 dhe që tani po ndiqet nga klube të mëdha, përfshirë edhe Juventusin. Futbollistikisht është rritur te AEK-u i Athinës dhe preferoi kombëtaren shqiptare para asaj greke. Tashmë është pjesë e përhershme e 11-shes titullare të Shqipërisë.

Lajme të tjera |  Ditët e fundit të qershorit vendimtare, Igli Tare ka punë me 6 lojtarë të Milanit

Në fund, mediat italiane “guxojnë” edhe të bëjnë një parashikim të tyrin për 11-shen që trajneri Sylvinho do të hedhë në fushë ndeshjen e parë të Europianit ndaj Italisë duke i rreshtuar kuqezinjtë me formacionin 4-3-3.

Berisha; Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Mitaj, Ramadani, Asllani, Bajrami, Laçi, Asani, Broja

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us