Në Itali zbulojnë prapaskenat: Ismajli iu vetëofrua Napolit si lojtar i lirë

Ardian Ismajli do të luajë dy ndeshjet e fundit në këtë sezon në Serinë A me Empolin dhe pastaj do i japë lamtumirën klubit të Serisë A. Kontrata e mbrojtësit me klubin përfundon në qershor dhe sipas të gjitha gjasave, nuk do të ketë vazhdimësi në bashkëpunimin mes tyre.

Kësisoj, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është në kërkim të një sistemimi të ri për të ardhmen dhe një nga hipotezat që ishte shfaqur shpesh në media ishte ajo e Napolit. Tashmë në mediat italiane raportohet se ka qenë Ismajli ai i cili nëpërmjet ndërmjetësve në periudhën e fundit i është vetëofruar napolitanëve

Por këta të fundit, të përqendruar në luftën për titull, kanë lënë gjithçka në pritje sa i përket planeve të merkatos për sezonin e ardhshëm. Gjithsesi, profili i Ismajlit për momentin nuk duket ai i preferuari nga trajneri Konte, ndaj nuk pritet që për mbrojtësin shqiptar të ketë një përgjigje pozitive së shpejti.

Lajme të tjera |  Juventusi dhe Milani, nëse nuk ribëhen do të jenë jashtë hartës edhe vitin e ardhshëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us