Në kërkim nga Franca e Italia, arrestohet në Gjermani shqiptari

 Një 25 vjeçar shqiptar, në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga policia në Stacionin Qendror të Erfurt në Gjermani. Shqiptar figuronte në kërkimin policor nga Franca dhe Italia, raportojnë mediat e huaja.

Francezët e kërkonin të riun sepse ndaj tij ishte lëshuar një vendim kthimi si pasojë e shkeljeve të ligjit të qëndrimit. Nga ana tjetër 25-vjeçari u arrestua edhe nga autoritetet italiane pasi akuzohej për krime të lidhura me drogën. Shqiptari u arrestua sipas Aktit të Ndihmës Ligjore Ndërkombëtare në Çështjet Penale, IRG.

25-vjeçari shqiptar e ka kaluar natën në paraburgimin e policisë federale. I arrestuari është paraqitur sot pasdite në Gjykatën e Turingut. Heqja e lirisë u konfirmua nga gjyqtari dhe më pas shqiptari u dërgua në burgun Goldlauter, ku tashmë është në pritje të ekstradimit drejt Italisë.

Lajme të tjera |  Rama jep lajmin: Aprovohet hapja e një tjetër grupkapitulli të negociatave me BE

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us