Në kërkim të votës së emigrantëve, Rama dhe Berisha shkojnë sot në Itali (njëri në Milano e tjetri në Bresha)

Edi Rama dhe Sali Berisha do të fluturojnë sot drejt veriut të Italisë për të bindur emigrantët t’i votojnë ata. Të dy do të vendosen në veri, rreth 100 km larg njëri-tjetrit, një distancë që mund të arrihet për 1 orë me makinë.

Madje si kryesocialisti, ashtu edhe kryedemokrati, i kanë mitingjet shumë afër edhe në orar. Edi Rama do i takojë i pari të tijët, në Milano, në orën 15:00, ndërsa një orë më pas, në 16:00, mbështetësit e Berishës do të mblidhen në Brescia.

Pakot e para zgjedhore do të mbërrijnë me postë në fillim në dy vendet më të afërta fqinje.

Praktikisht votat e hershme të diasporës që për herë të parë voton përmes postës, do të plotësohen nga 15 prilli, deri më 5 maj.

Në Itali janë regjistruar afro 90 mijë votues nga jashtë, ndërsa numri total i personave që ju dërgohet fleta e votimit në emigracion, është 245 953.

Lajme të tjera |  Nisma e qeverisë/ Pleqëri pa taksa! Stimuj pensionistëve që punojnë: U ulet tatimi, bonuse në sajë të performancës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us