Argita Malltezi, vajza e kryetarit të PD-së Sali Berisha, tregoi këtë të hënë se në vitin 2017, ka marrë një ofertë për të qenë në krye të Partisë Demokratike.
Sipas saj, e ka refuzuar diçka të tillë, pasi shprehet se PD nuk mund të jetë një parti, ku trashëgohet posti i kryetarit. Deklaratën e bëri e ftuar në Syri Tv.
Argita Berisha: Më 2017, kam pasur kërkesë për të qenë në krye të Partisë Demokratike. Por, nuk kam dashur që të përflitem, që unë si vajza e Berishës, e trashëgova postin e kryetares së PD-së. Partia Demokratike do të fitohet me garë. Posti i kryetarit nuk do të trashëgohet, kjo nuk do të ndodhë.
Argita Malltezi është përfolur gjithnjë e më shumë javët e fundit se do marrë në dorë frerët e PD-së, në një kohë që babai i saj, Sali Berisha, ndodhet në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, nën akuzën e korrupsionit pasiv, për dosjen “Partizani”.