Bashkimi Evropian vendosi këtë të enjte të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. Lajmi është bërë me dije nga Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel përmes një postimi në X. Kreu i KE-së shkruan se për Ukrainën dhe Moldavinë janë hapur negociatat ndërsa Gjeorgjisë i është dhënë statusi i vendit kandidat.
Charles Michel: Këshilli Evropian ka vendosur të hapë negociatat e pranimit me Ukrainën dhe Moldavinë. #EUCO i dha Gjeorgjisë statusin e kandidatit. Dhe BE do të hapë negociatat me Bosnjë dhe Hercegovinën pasi të arrihet shkalla e nevojshme e përputhshmërisë me kriteret e anëtarësimit dhe ka ftuar komisionin të raportojë deri në mars me synimin për të marrë një vendim të tillë. Një sinjal i qartë shprese për popullin e tyre dhe për kontinentin tonë.
The European Council has decided to open accession negotiations with Ukraine & Moldova. #EUCO granted candidate status to Georgia. And the EU will open negotiations with Bosnia and Herzegovina once the necessary degree of compliance with the membership criteria is reached and…
— Charles Michel (@CharlesMichel) December 14, 2023