Në një sistem proporcional kombëtar pa prag, PS do të merrte 75 mandate dhe PD-ASHM vetëm 46…

Nga Eduard Zaloshnja
Izraeli është i vetmi vend demokratik me një sistem zgjedhor të pastër proporcional kombëtar (pa ndonjë prag elektoral). Cilado nga shumë partitë izraelite që arrin të marrë mjaftueshëm vota në rang kombëtar, e siguron futjen në parlament. Kuptohet që një sistem i tillë krijon kakofoni parlamentare dhe paqendrueshmëri qeveritare. (Kur nuk është në luftë, Izraeli zhvillon zgjedhje të parakohëshme çdo 6 muaj…)

Nga një analizë e votave të 11 majit në Shqipëri, rezulton se me sistemin zgjedhor izraelit PS-ja do të kishte siguruar 75 mandate parlamentare, ndërsa PD-ASHM vetëm 46. Kurse në Kuvend do të ishte futur edhe Koalicioni EuroAtlantik (KEA) i Bashës (shihni tabelën e mëposhtme).

Lajme të tjera |  Shakohoxha: Djali i Vuçiçit mund të jetë nesër në stadium për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Kjo analizë restrospektive është thjesht aritmetike, sepse partitë politike do të kishin ndjekur strategji krejt të ndryshme elektorale në kushtet e një sistemi proporcional kombëtar pa prag. Dhe me strategji të tjera, nuk i dihet sesi mund të ishin shpërndarë mandatet parlamentare mes partive në garë…

Në një sistem proporcional kombëtar pa prag, PS do të merrte

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us