Në prag të daljes nga burgu?! Salianji kërkon lirim me kusht: Raporti i sjelljes nga IEVP Fier pozitiv, ja kur merret vendimi

Është zhvilluar mesditën e sotme seanca gjyqësore për shqyrtimin e kërkesës për lirim me kusht të ish-deputetit demokrat Ervin Salianji.

Sipas avokatit të tij, Ledio Braho, raporti i vlerësimit të sjelljes nga Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale (IEVP) në Fier ka rezultuar pozitiv.

Gjykata njoftoi se, në përputhje me procedurën, është kërkuar edhe raporti i Shërbimit të Provës, i cili duhet të dorëzohet deri më 8 korrik. Vendimi për pranimin ose rrëzimin e kërkesës për lirim me kusht do të merret pas analizimit të këtij raporti.

Ervin Salianji po vuan një dënim pas vendimit përfundimtar në çështjen e njohur si “Babale”.

Lajme të tjera |  I nxehti afrikan po vjen drejt Shqipërisë, ja cilat pritet të jenë ditët më të nxehta të javës së fundit të Qershorit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us