Besa e Kavajës do të përballet këtë të hënë me Pogradecin, në një ndeshje tepër të rëndësishme. Sfida e vlefshme për finalen e “play-off” të Kategorisë së Parë, do të zhvillohet në stadiumin “Elbasan Arena”, do të nisë në orën 17:00.
Por në prag të këtij dueli, kavajasit kanë marrë një lajm tepër të keq. Mbrojtësi, Erlis Frashëri, i cili u dëmtua në gjysmëfinalen e “play-off” përballë Apolonisë, është operuar në gju dhe e ka kaluar me sukses. Por për shkak të këtij operimi ai do të mungojë përballë Pogradecit.

Erlis Frashëri
Një nga pikat kyçe të ekipit të Emiliano Çelës do të jetë një mungesë e rëndësishme përballë një rivali të fortë si Pogradeci. Në krahun tjetër, Frashëri pritet të jetë gati vetëm për sezonin e ri futbollistik.