Kombëtarja shqiptare do të përballet mbrëmjen e sotme me Letoninë, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në Riga, do të nisë në orën 20:45.
Në prag të këtij dueli, kuqezinjtë e drejtuar nga Sylvinho kanë marrë shumë mbështetje. Kjo ka ardhur dhe si pasojë e paraqitjes mjaft të mirë të Shqipërisë në ndeshjen përballë Serbisë.
I radhës që i është bashkuar “detyrës” për të mbështetur Kombëtaren, është Armando Sadiku. Sulmuesi shkruan në rrjetet sociale: “Forca çuna”, duke treguar mbështetjen e tij të plotë.

Postimi i Armando Sadikut