Në qendër të kritikave pas ndeshjes në Champions, FSHF zyrtarizon Marçiniakun për finalen Vllaznia-Egnatia

Të hënën në mbrëmje, në “Arenën Kombëtare”, do të luhet finalja e madhe për titullin kampion në “Abissnet Superiore” mes Vllaznisë dhe Egnatias.

Arbitri i njohur Szymon Marciniak, i cili ka drejtuar shumë ndeshje të rëndësishme në karrierën e tij, përfshirë finalen e Kupës së Botës 2022 mes Francës dhe Argjentinës, do të vendosë drejtës në fushë për këtë përballje. Se fundmi, ai drejtoi ndeshjen spektakolare, gjysmëfinalen Inter – Barcelona në Champions League

Krahas Marciniak, të gjithë arbitrat e huaj të përfshirë në këtë finale janë polakë. Asistentët e tij do të jenë Bartosz Heinig dhe Marek Arys, ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Paweł Malec. Ky i fundit do të ketë përkrah shqiptarin Kreshnik Barjamaj në rolin e AVAR-it. Arbitri i katërt i takimit do të jetë Enea Jorgji.

Lajme të tjera |  Po largohet si kapiten, mbrojtësi i Kombëtares i jep lamtumirën ekipit: Kërkoj një përvojë të re

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us