Në Rrogozhinë kthejnë sytë nga infermieria, golashënuesi i skuadrës dhe një mbrojtës rrezikojnë finalet e “Final – Four”

Egnatia është padiksutim skuadra për t’u mposhtur në vitet e fundit në kampionatin shqiptarë. Rrogozhinasit janë kampionët aktualë në Superiore, teksa kanë fituar 2 Kupa Shqipëria dhe një Superkupë. Në total 4 trofe të rëndësishëm, duke dominuar në vitet e fundit.

Tashmë rrogozhinasit janë sërish shumë afër fitores së titullit dhe Kupës. Por pikërisht për këto ndeshje kanë nisur edhe problemet e par ate Egnatia. Kjo pasi 2 futbollistë mbajnë në “ankth” Edlir Tetovën dhe stafin e tij.

Regi Lushkja la i dëmtuar sfidën me Partizanin, pasi kishte probleme me kaviljen. Ndërkohë vazhdon të jetë i dëmtuar edhe Edison Ndreca. Ende nuk dihet se kur do të mund të jenë gati, teksa siç dihet mesfushori është golashënuesi i skuadrës, ndërsa mungesa e Ndrecës i ka hapur shumë probleme skuadrës në krahun e majtë.

Lajme të tjera |  Telashe tek Juventusi, sulmuesi i bardhezinjve humb sfidën e radhës në kampionat

Në këto kushte stafi i rrogozhinasve është gjithë sy e veshë nga infermieria për të mësur nëse futbollistët do të mund të jenë gati për fazën finale të sezonit apo Tetova do të duhet të bëjë llogaritë pa shërbimet e tyre.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us