Nedim Bajrami me shok të ri në ekip, lojtari historik i Liverpool në kontakte me Rangers

Pas një viti e gjysëm në kampin e Ajaxit, Jordan Henderson është pranë largimit. Ish-kapiteni i Liverpool me shumë gjasa do të lërë Amsterdamin për t’u transferuar në kampionatin skocez.

Siç raporton “Transfermarkt”, Rangers kanë shprehur hapur interesin e tyre për shërbimet e 34-vjeçarit. Ekipi i Nedim Bajramit do të provojë të nënshkruajë me Henderson në merkaton e verës.

Aktualisht, mesfushori anglez ka një kontratë me Ajaxin që e mban të lidhur deri verën e vitit të ardhshëm. Në rast të një transferimi në Galsgou, Henderson do të udhëhiqte mesfushën sëbashku me mesfushorin e Kombëtares shqiptare.

Lajme të tjera |  Inzaghi kërkon “kokën” e PSG-së: Do të vuajmë, por s’ndalemi me kaq

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us