Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime është marrë në pyetje për më shumë se 5 orë nga hetuesit në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Në fjalën e saj për mediat, teksa del nga ambientet e SPAK, Kryemadhi tha se ishte marrë në pyetje për pasurinë e saj, duke u shprehur se të gjitha i ka të deklarata në bankë, si të ardhura nga pallati që ka shitur. Po ashtu, është shprehur se ajo e ka mbuluar me shpenzimet financiare të të bijës.
“U pyeta për pasurinë. Kam ndihmuar vajzën time me paratë që mora nga pallati, pasurinë e kam në bankë. Jam krenare për vajzën time. Çdo gjë nisi kur vajza po denonconte djegësat. Unë s’kam kompani 5D apo 8D. Kjo është histori politike,”-tha ajo.
E po ashtu, hodhi poshtë pretendimet se sot ishin marrë në pyetje edhe dy vajzat e çiftit Meta, Bora dhe Era