Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Britaninë e Madhe ku një foshnjë e porsalindur (vajzë) është gjetur e pajetë në tualetin e Three Horse Shoes në Oulton, Leeds. Pasi ka sjellë në jetë foshnjën, nëna e ka braktisur e më pas është larguar. Autoritetet mbërritën në vendin e ngjarjes dhe panë trupin e pajetë të vajzës në tualet.
Përmes një deklarate për mediat, Policia i ka bërë thirrje nënës së foshnjës që të dorëzohet në polici, pasi dhe ajo vetë është e lënduar për shkak të lindjes në kushte të pafavorshme. Ndërsa shton se nëna ka nevojë për ndihmë të menjëhershme mjekësore për shkak të traumës që mund të ketë kaluar.
“Nuk jam këtu për të të arrestuar”, tha oficeri i Policisë.