Nënë e bir në Elbasan rrahin nusen e shtëpisë

Një 24-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Elbasanit pasi akuzohet se ka dhunuar bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuturman të Elbasanit, ndërsa ka qenë denoncimi i vajzës, ai që ka vënë në lëvizje Policinë.

Para oficerëve të Policisë, e reja ka treguar se nuk është dhunuar vetëm nga bashkëshorti, por dhe nga vjehrra. Kjo e fundit e identifikuar me inicialet L.A është vënë nën hetim. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Lajme të tjera |  Pensionet e reja, miratohet vendimi me koeficientët e pagave! Si do të bëhet përllogaritja për 40 mijë të moshuar që përfitojnë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us