Një ditë para afatit zyrtar për dorëzimin e kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 11 majit, aleatet e Partisë Demokratike kanë shkuar në selinë blu. Primaret e zhvilluara për PD nuk ishin i vetmi kusht për t’u futur në listën e sigurtë shumëemërore të kandidatëve për deputetë.
Floriana Garo e cila mori vetëm 32 vota në procesin e primareve në Tiranë, pritet të jetë pjesë e listës së mbyllur në qarkun e Durrësit. Emrat e mundshëm në këtë qark janë edhe drejtuesi politik Oerd Bylykbashi, Igli Cara dhe kandidati i PAA Artan Luku. Në listën e hapur në Durrës pritet të kandidojë ish-prokurorin Arjan Ndoj, i cili i shpëtoi një atentati në 2019 teksa ishte në makinë me Rrumin e Shijakut.
QARKU I DURRËSIT
Lista e mbyllur
Oerd Bylykbashi
Kandidati i PAA Artan Luku
Igli Cara
Floriana Garo
Lista e hapur
Arian Ndoj
Andia Ulliri
Aulon Kalaja
Dritan Burgija
Luan Hoti
Fatbardha Kadiu
Nga 8 vende që kanë në listat e mbyllura, në Tiranë 4 vende pritet të shkojnë për aleatët. Tedi Blushi i Partisë së Lirisë në listë të sigurt. Sa i përket qarkut të Tiranës, vetë pjesë e garës do të jetë edhe kreu i PD, Sali Berisha. Emra të të tjerë të mundshëm përfliten: Belind Këlliç, Flamur Noka, Albana Vokshi, Edi Paloka apo Jozefina Topalli.
EMRAT E MUNDSHËM NË LISTËN E MBYLLUR TË TIRANËS
-Sali Berisha
-Flamur Noka
-Edi Paloka
-Belind Këlliçi
-Albana Vokshi
-Besart Xhaferri
-Jozefina Topalli
-Tedi Blushi
-Erisa Xhixho (mund të spostohet në Fier)
-Fatmir Mediu
-Shpëtim Idrizi
Ndërkohë në listën e hapur të qarkut të Tiranës, kryesia e PL-së, vendosi që Ilir Meta të jetë kandidat për deputet. Pjesë e paktit të arritur është dhe një vend i sigurt në listat e PD në Qarkun e Elbasanit. Ne listat e këtij qytetit një emër i lakuar është ai i ish ministrit Edmond Haxhinasto. Po ashtu Partia e Lirisë do te marrë dhe një mandat të sigurt në Fier. Ne këtë qark një emër i pranuar nga PD është ai i Erisa Xhixhos. Gjithsesi emrat zyrtarë që do të dërgohen në KQZ, do të njoftohen nesër.