Nesër…fundi i Olta Xhaçkës? Mandati i saj në duar të kolegëve, ç’pritet të ndodhë

Olta Xhaçka është pjesë e është pjesë e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste që prej vitit 2009, por që nga nesër, mund të mos jetë më! Nesër, në Kryesinë e Kuvendit do të mblidhet Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin do të shqyrtojë dosjen e deputetes për të vendosur më pas, me shumë gjasë pavlefshmërinë e mandatit të saj. Ishte kreu i grupit parlamentar, Bledi Çuçi, ai që foli për ketë çështje disa ditë më parë, por u kujdes që të mos e bënte të ditur sesi do të votonin socialistët.

PS si do të votojë?

“Do ta shikoni kur të mblidhet Këshilli i Mandateve,“-tha Bledi Çuçi, një përgjigje që nuk tha shumë.

çështjet që i rëndojnë mbi shpinë? Të cilat, nuk janë pak.

Ndaj saj, aktualisht Xhaçka ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që mban datën 18 Janar 2023. Trupa gjykuese vendosi që mandati i saj të vendosur nga Kuvendi, pasi bashkëshorti i saj ka përfituar statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një resorti në jug të vendit. Por Këshilli i Mandateve nuk u mblodh kurrë, për shkak të aksionit opozitar të nisur nga opozita.

Demokratët në pretendimin e tyre argumentojnë se ai është favorizuar nga bashkëshortja e tij dhe se do të ndërtojë në tokë shtetërore, madje për të njëjtën çështje ka përfunduar në pranga ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro. Vetë Gaçi është ende i lirë, por nuk dihet edhe për sa kohë, pasi SPAK e ka sekuestruar të gjithë pronën në Himarë. Megjithatë kjo nuk është çështja e vetme për të cilën Xhaçka është sulmuar publikisht nga opozita, raste që nuk e ndihmojnë në pozicionin ku edhe ndodhet. Xhaçka është përmendur edhe në dosjen “Josifi”. Para se të shpallej në kërkim si i dyshuar për përfshirje në mashtrim, Josifi punoi nga muaji dhjetor 2018 deri në maj 2020 si këshilltar politik i ish-ministres së Jashtme, Olta Xhaçka gjatë kohës që ajo drejtonte Ministrinë e Mbrojtjes. Me lidhjet që krijoi, sipas Eurojust, organizata kriminale e drejtuar nga Josifi ka mashtruar qindra mijëra viktima prej vitit 2018, duke siguruar të ardhura me vlerë 50 milionë euro çdo 3 muaj.

Lajme të tjera |  “Rezultati më i madh në historinë e PS”, Braçe: Rrezikohet demokracia? Aspak! Hapësirën e opozitës nuk e përcakton qeveria

Një tjetër këshilltar që i prishi “punë” Olta Xhaçkës ishte dhe e motra e vrasësit me pagesë, Nuredin Dumani. Qershorin e 2022, u zbulua se e motra e të përfshirit në dhjetëra atentate si vrasës me pagesë punonte në një nga institucionet më të rëndësishme në vend, madje kishte marrë edhe certifikatë sigurie nga DSIK. Pasi heshti 2 ditë, ministrja Olta Xhaçka publikoi një sqarim duke pretenduar se e reja Xh.Dumani, nuk kishte qenë kurrë pjesë e kabinetit të MEPJ, por ishte punësuar si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme, Sektori i Shërbimeve. Madje gjithashtu u pretendua se ajo nuk kishte pasur akses në informacion të klasifikuar. Por çështja u shua shpejt, pasi e reja u mor në mbrojtje për shkak se në media iu publikua emri i plotë dhe të dhëna të tjera që i cënonin jetën për shkak të veprimtarisë të së vëllait.

Megjithatë ngjarjet më të bujshme nuk i pati vetëm si kryediplomate por edhe si ministre e Mbrojtjes. Edhe për këto dosje, shumë shprejt Xhaçka mund të parakalojë në SPAK për të dhënë më shumë detaje. Ishte ish-zëvendëskomandanti i flotës detare Artur Meçollari, ai që e akuzoi në mars të 2021 të gjithë zyrtarët e lartë, përfshirë edhe ish-ministren e Mbrojtjes aso kohe, Olta Xhaçka dhe Presidentin Begaj, asokohe Komandanti i Forcave të Armatosura.

Denoncimi nga ana e Meçollarit u bë për dy prona, një në Shëngjin dhe një në Sarandë të cilat sipas tij janë dhënë pa leje i janë dhënë privatit. Pasi SPAK ka verifikuar këto të dhëna ka marrë në pyetje dhe ka nisur hetimet. I pranishëm ka qenë edhe vetë Meçollari. Në pyetje është marrë edhe gjeneral brigade Bardhyl Kollçaku. Më 11 mars, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për vënien nën sekuestro preventive të “Bazës Ndihmëse, Limion, Sarandë”, një bazë e Forcave Detare, pronë e ushtrisë shqiptare e cila në korrik të viti 2020, me vendim të qeverisë, i është dhënë me qira, si pjesë e një territori shumë më të madh, prej mbi 265 mijë metrash katrorë, bashkimit të shoqërive “Concord Investment” sh.p.k. dhe “Kastrati Group” sh.a., përfaqësuar nga shoqëria “Marina Bay Saranda” shpk, si qiramarrës. Atje parashikohet ndërtimi i një kompleksi hotelesh, rezidencash dhe një port jahtesh që do të ofrojë mundësinë për ankorim të 400 anijeve.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 14 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Edhe pse kanë gati 3 vite që hetohen, këto dosje duket se ende nuk janë kopsitur.
Për të gjitha këto bëma dhe të tjera, do të vendosë nesër Këshilli për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin, i cili përbëhet nga 10 deputetë, në përfaqësim të barabartë mes shumicës dhe pakicës parlamentare, i cili verifikon mandatin e deputetit. Përballë njeri-tjetrit në këtë këshill do të jenë Lindita Nikolla, Bledi Çuçi, Gazment Bardhi, Enkelejd Alibeaj, Ervin Salianji, Klotilda Bushka, Arben Pëllumbi, Oerd Bylykbashi, Greta Bardeli, Saimir Korreshi dhe Ermonela Felaj.

Në dorë e kanë vetëm ata!

Ndoshta nesër do t’i japin fund karrierës së socialistes, e cila u zgjodh përfaqësuese e Qarkut të Korçës për dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë, më pas në Dibër dhe në Tiranë. Ndoshta mandati i saj i katërt, do të jetë edhe i fundit./ZËRI

 

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us