Nesër Kongresi i PS/ Zbardhen temat që do të diskutohen, publikohet axhenda

Ditën e nesërme, Partia Socialiste do të zhvillojë mbledhjen e Kongresit, teksa është bërë publike edhe axhenda edhe temat që do të diskutohen.

Referuar axhendës, mësohet se do të jenë gjashtë panele, ku do të diskutohet nga Reforma në Drejtësi e deri tek Inteligjenca Artificiale.

Pas seancës së sotme plenare, kreu i Grupit të PS-së, Bledi Çuçi, foli për kongresin e nesërm, ku tha se do të bëhet një përmbledhje e gjithë rrugëtimit të qeverisë dhe do të reflektohet mbi gjërat që duhen të bëhen më mirë si dhe për projektin e Shqipërisë 2030.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us