Nesër zgjidhet kryepeshkopi/ Sipas amanetit të Anastasit, kishën do ta drejtojë një klerik shqiptar

Të dielën, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të ketë kryepeshkopin e ri. Sinodi i Shenjtë i Kishës ka lajmëruar se zgjedhja do të bëhet të Dielën e Dytë të Kreshmës, në Qendrën Sinodike, pas Liturgjisë Hyjnore.

Është lajmëruar që procesi do të nisë që në mëngjes me meshën e së dielës, ku do të jenë qytetarë, por edhe drejtues të gjithë mitropolive ortodokse të Shqipërisë dhe, sigurisht, të ftuar. Ata do të ndjekin meshën e Liturgjisë Hyjnore. Ndërsa anëtarët e Sinodit janë të gjithë në meshë, ku do të betohen në tryezën e shenjtë për përgjegjësinë që kanë për të votuar më të denjin dhe më të përgjegjshmin mes tyre. Pas meshës fillon procesi i zgjedhjes nga ana e Sinodit dhe, pasi mbaron votimi, shpallet emri i Kryepeshkopit të ri.

Lajme të tjera |  Mbyllet sot fushata, Berisha nga selia e PD: Kjo do të jetë konferenca ime e fundit si kryetar opozite! Pas 12 Majit jemi maxhorancë

Ai do të pritet me ceremoni të veçantë dhe do të hyjë në Kishën Katedrale në Tiranë, ndërsa kambanat e saj dhe kambanat e të gjitha kishave ortodokse në Shqipëri do të bien në nder të këtij procesi. Më pas, ceremonia parashikon që Kryepeshkopi i ri të mbajë edhe mesazhin e tij para besimtarëve. Kryepeshkopi i ri zgjidhet kështu për të pasuar në detyrën më të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Kryepeshkopin Anastas, i cili ndërroi jetë.

Anastasi u emërua Kryepeshkop i Shqipërisë nga Patriarkana e Stambollit menjëherë sapo komunizmi u rrëzua, dhe detyra e tij ishte ringritja e një kishe të shkatërruar nga ateizmi. Pas vdekjes së Anastasit, u lexua edhe testamenti dhe një nga dëshirat e tij ishte zgjedhja në krye të Kishës të një kleriku shqiptar.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us