Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se nuk përjashton mundësinë e vrasjes së udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei.
Në një intervistë për rrjetin amerikan ABC News, Netanyahu u shpreh se një veprim i tillë “nuk do të përshkallëzonte konfliktin, por do t’i jepte fund”.
I pyetur nëse Izraeli do të kishte si objektiv drejtpërdrejt liderin iranian, Netanyahu tha: “Po bëjmë atë që është e nevojshme”
Ai shtoi se Izraeli ka goditur më parë shkencëtarët kryesorë bërthamorë të Iranit dhe se “ende ka punë për të bërë në disa zona të tjera”.
Sipas tij, veprimet ndaj Iranit kryhen “në shërbim të njerëzimit”, për të mbrojtur botën nga ajo që ai e quajti kërcënim bërthamor iranian.
“Po sulmohet Tel Avivi sot, nesër mund të jetë Nju Jorku,” tha Netanyahu, duke shtuar: “E kuptoj parimin ‘Amerika e para’, por nuk e kuptoj ‘Amerika e vdekur’.”