Netanyahu paralajmëron Hezbollahun: Bejruti mund të bëhet si Gaza…

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, paralajmëroi grupin militant të Hezbollahut se sulmet e tyre mund ta kthejnë Bejrutin si Gaza.

Sipas liderit izraelit, nëse Hezbollahu do të përshkallëzojë sulmet e tij në një luftë gjithëpërfshirëse kundër Izraelit, grupi militant libanez do të përballet me pasojat. Në këtë rast Libani do të përballet me sulme, njësoj siç u veprua në Gaza, për shkak të ndërhyrjes së grupit militant të Hamasit.

“Nëse do të vijojë sulmet, Hezbollahu me dorën e tij do ta kthejë Bejrutin dhe Libanin e Jugut, jo shumë larg nga këtu, në Gaza dhe Khan Younis. Ne jemi të vendosur të sjellim fitoren”, deklaroi ai.

Lajme të tjera |  Vala e të nxehtit ‘pushton’ Evropën, Spanja regjistron temperatura deri në 46 gradë Celsius!

Kjo deklaratë vjen pas shkëmbimeve të vazhdueshme zjarri përtej kufirit midis ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut aleatë të Hamasit që nga shpërthimi i luftës.

Kreu i fuqishëm i grupit ka lëshuar më parë një breshëri kërcënimesh kundër Tel Avivit, por nuk shpalli një luftë të plotë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us