Nga data 1 maji do të rikthehet në funksion marrëveshja e lëvizjes së lirë mes Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Qytetarët do të kalojnë kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë pa u përballur me kontrolle.
Kjo lëvizje vjen pas një periudhe dymujore, që nga data 1 mars, kur ishte ndërprerë funksionimi i plotë i kësaj marrëveshjeje. Nga 1 marsi deri më tani, udhëtarët që udhëtonin ndërmjet dy vendeve ishin të detyruar të paraqisnin dokumentet e identifikimit, ndërsa njëkohësisht u krye përpunimi i të dhënave të sakta për automjetet.
Sipas statistikave të fundit nga Dogana e Morinës gjatë mesditës së të shtunës (26 prill) në Shqipëri hynë 4,291 udhëtarë dhe 2,036 automjete. Ndërsa në dalje u regjistruan 3,834 udhëtarë dhe 1,967 automjete.