Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, foli në një intervistë me gazetaren Sidorela Gjoni në lidhje me kërkesën e SPAK drejtuar Kuvendit për caktimin e masës së arrestit ndaj ish-kryeministrit Berisha.
E pyetur nëse do ta votonte kërkesën e SPAK në Kuvend, Tabaku u përgjigj duke thënë se PD nuk e ka betejën me SPAK dhe duhet të votojë çdo vendim që ky institucion sjell në parlament.
Megjithatë Tabaku theksoi se nuk është një lajm i mirë as për shqiptarët as për Partinë Demokratike që sot kemi një ish-kryeministër dhe ish-president përballë drejtësisë.
“Unë nuk jam dakord për këto mënyra, ia kam thënë zotit Badhi, ia kam thënë kolegëve, kemi diskutuar dhe me njëri tjetrin. Ata mendojnë që e vetmja mënyrë për të tërhequr vëmendjen është kjo, e vetmja mënyrë për të thënë që 8 komisione hetimore në një vit e gjysmë janë rrëzuar, e vetmja mënyrë për të thënë që kryetarja e Kuvendit nuk njeh kreun e grupit parlamentar, e vetmja mënyrë për të treguar që e gjithë hapësira parlamentare është e zënë. Çfarë duhet të bëjë opozita kur në mesin e një krize parlamentare ndryshohet rregullorja në mënyrë të njëanshme. Kjo është tirania e shumicës, të uzurpojmë dhe atë hapësirë që kishte opozita në parlament. Në 2013 ka qenë një nga kushtet e integrimit që rregullorja e parlamentit ndryshihet në mënyrë konsensuale, ligji për komisionet hetimore në mënyrë konsensuale, ashtu sikurse dhe Kodi Zgjedhor”, tha Tabaku.
Tabaku u ndal edhe tek aksioni opozitar në parlament, ku prej disa javësh deputetët e Partisë Demokratike po bllokojnë punimet e seancës plenare përmes kaosit dhe ndezjes së tymueseve.
Tabaku tha se nuk është dakord me këto mënyra se dhe një qëndrim të tillë ia ka shprehur dhe kolegëve si dhe kreut të grupit parlamentar Gazmend Bardhi.
Por megjithatë Tabaku, theksoi se e kupton reagimin e deputetëve në një kohë kur maxhoranca po zbaton tiraninë e shumicës duke bllokuar çdo hapësirë të opozitës në parlament. Ajo shtoi se ndryshimi i rregullores, si dhe ligjit për komisionet parlamentare duhet të realizoheshin konsensus mes palëve.
“Unë nuk jam dakord për këto mënyra, ia kam thënë zotit Badhi, ia kam thënë kolegëve, kemi diskutuar dhe me njëri tjetrin. Ata mendojnë që e vetmja mënyrë për të tërhequr vëmendjen është kjo, e vetmja mënyrë për të thënë që 8 komisione hetimore në një vit e gjysmë janë rrëzuar, e vetmja mënyrë për të thënë që kryetarja e Kuvendit nuk njeh kreun e grupit parlamentar, e vetmja mënyrë për të treguar që e gjithë hapësira parlamentare është e zënë. Çfarë duhet të bëjë opozita kur në mesin e një krize parlamentare ndryshohet rregullorja në mënyrë të njëanshme. Kjo është tirania e shumicës, të uzurpojmë dhe atë hapësirë që kishte opozita në parlament. Në 2013 ka qenë një nga kushtet e integrimit që rregullorja e parlamentit ndryshihet në mënyrë konsensuale, ligji për komisionet hetimore në mënyrë konsensuale, ashtu sikurse dhe Kodi Zgjedhor”, tha Tabaku.
E pyetur se me kë do të kandidojë në zgjedhjet e 2025-ës, me grupin e Berishës apo të Bashës, Tabaku u përgjigj:
“Tabaku ka 2 vite që thotë se PD duhet të kandidojë bashkë. Të shikojë se çfarë na bën ne më mirë, copëzat apo një ofertë e unifikuar dhe nuk do lodhem duke thënë se PD duhet të jetë një në zgjedhjet e vitit 2025. Unë nuk them dot që jemi mirë kur nuk jemi mirë. Por të ardhmen nuk e parashikojmë dot. Ka vetëm një grup parlamentar që mblidhet, nuk di të ketë mbledhje të dy grupeve. Nuk i gjykoj dot kolegët. Kërkesa ime ka qenë që ne duhet të kemi një ofertë unike në Parlament. Kam mbështetur Bardhin për kryetar grupi sepse ashtu ishte shumica e grupit”.
Lidhur me idenë e kandidimit të Argita Berishës për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, Tabaku tha se ka shumë figura të tjera të spikatura që janë rritur në PD.