Nga Barcelona, te pista arabe, trajneri Sarri merr kohë për të reflektuar

Mauricio Sarri vendosi të largohej nga pankina e Lazios dhe për momentin është trajner i lirë. Tekniku i njohur është në kërkim të një skuadre dhe alternativat janë të shumta.

Zërat për një rikthim të mundshëm te Napoli apo thashethehemet për Milanin për të pasuar Piolin nuk kanë gjetur shumë konfirmim, të paktën për momentin. Mundësi e mirë është Fiorentina, nëse konfirmohet lamtumira e Italianos.

Emri i Sarrit lidhet së fundmi me Barcelonën, pasi dihet që Xavi ikën në verë. Nuk duhet përjashtuar as pista arabe, një ofertë faraonike do bënte që “timonieri” të mendohej dy herë.  Ajo që mund të thuhet me siguri është se Sarri do marrë gjithë kohën e nevojshme për të reflektuar për të ardhmen.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Largohen edhe 3 futbollistë të tjerë, Tirana nuk kursen falënderimet

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us