Nga e shtuna në të hënë, zbulohet AXHENDA e javës së 15-të të Kategorisë së Parë

Kategoria e Parë ndryshe nga Superiorja nuk do të luajë ndeshje në mesjavë. Skuadrat do të zbresin në fushë që në fundjavë për të bërë mes tyre llogaritë e javës së 15-të.

Kjo javë do të luhet e ndarë në 3 ditë. Të gjitha sfidat do të luhen në të njëjtën orë, 13:30, por të ndarë në 3 ditë.  Të shtunën do të luhet një takim. Gjithçka do të nisë me duelin mes Lushnjes dhe Apolonisë.

Të dielën do të zhvillohen 4 takime të tjera. Kështu Flamurtari pret Kukësin, Besa udhëton në transfertë ku do të sfidojë Kastriotin. Gjithashtu do të duelojnë mes tyre Valbona – Vora dhe Korabi – Erzeni.

Lajme të tjera |  FOTO/ I ndërprenë para kohe kontratën, reagon për herë të parë Albion Marku

Ndërkohë ditën e hënë është radha e Pogradeci dhe Burrelit. Dy ekipet do të bëjnë mes tyre llogaritë për këtë javë, ku fitorja është mëse e detyrueshme për ta.

Nga e shtuna në të hënë, zbulohet AXHENDA e javës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us