Nga i padëshiruar në librin e historisë te Atalanta, Berat Gjimshiti kalon kapitenin Glenn Stromberg është konfirmohet si legjendë

Historia e Berat Gjimshitit tregon saktësisht sesi fati dhe puna është e lidhur së bashku për të shkuar sa më larg në jetë.

Mbrojtësi shqiptar ishte me valixhe në duar dhe duke u larguar nga Atalanta para disa vitesh, si i padëshiruar, por papritur një prej mbrojtësve të ekipit të Gasperinit u dëmtua në stërvitje për një kohë të gjatë.

Pas kësaj dhe faktit se merkato ishte drejt fundit, Gasperini u detyrua që ta kthente Gjimshitin dhe të mos e largonte nga ekipi, përkohësisht.

Pjesa tjetër është histori teksa pas ndeshjes së djeshme në Champions League kundër Club Brugge, Gjimshiti ka shkruar një faqe të historisë si legjendë e Atalantës.

Shqiptari ka kaluar kapitenin Glenn Stromberg me 273 ndeshje, ndërsa tani Berati numëron 274 ndeshje me fanellën e Atalantës.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ I doli emri te Tirana, klubi reagon për Ditmar Bicajn: Dy palët ranë në koncensus

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us