Nga ish-oficer në “baron” droge, kush është Gëzim Çela që u arrestua në Kosovë! E shkuara e tij e errët në botën e krimit

Gëzim Çela, i njohur ndryshe edhe si “baron” droge është arrestuar sot (8 dhjetor) në Kosovë. Vetëm dy muaj më parë, SPAK gjatë një operacioni rrethoi edhe banesën e tij në Fushë Kuqe.

Ish-punonjësi i policisë është konsideruar si një prej kokave më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë. Ndërsa ndaj tij ishin lëshuar disa urdhër arreste.

Në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi, Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai ishte korrier droge, që furnizohej në Prishtinë. Po në të njëjtën kohë, në kryeqytetin e Kosovës u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë.

Lajme të tjera |  Parashikimi i horoskopit 8 dhjetor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Kurse, gjatë kontrollit në vilën e Çelës në Fushë Kuqe të Kurbinit u gjetën përpos 18 kilogramë kokainë, edhe 150 kilogramë kanabis sativa.

Forcat policore sekuestruan po ashtu 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara. Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentit se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras ai nuk ishte aty.Kur droga mbërrinte në Shqipëri, ajo dërgohej në vilën e Gëzim Celës në Fushë Kuqe, nga ku shpërndahej për në vendet perëndimore. Çela e kishte shndërruar vilën e familjes në laborator për përzierjen e drogës. Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës. Për të, ekziston një dënim nga gjykata italiane me 11 vjet burgim, si dhe 150 mijë euro gjobë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gëzim Çela, përpara se të implikohej në trafikant droge e të ishte kryetari i një bande të trafikut të kokainës, ka qenë oficer i Forcave Speciale të Policisë. Këtë post e ka mbajtur përpara vitit 1997.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us