Nga Kombëtarja A te Shpresat, Alban Bushi surprizon me listën e të grumbulluarve

Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë dy ndeshje miqësore në transfertë me Hungarinë dhe Turqinë.

Kuqezinjtë nisin të martën grumbullimin për këto sfida, ndërsa trajneri Alban Bushi ka publikuar listën me 24 lojtarët e ftuar.

Nëntë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, ndërsa futbollistët e tjerë aktivizohen në kampionatet jashtë vendit.

Ndeshja e parë, Hungari U-21 – Shqipëri U-21, do të luhet më 5 qershor në “Széktó Stadium”, në orën 19:30. Ndërsa sfida e dytë, Turqi U-21 – Shqipëri U-21, do të zhvillohet më 8 qershor në “Ataturk Olympic Stadium”, në orën 19:00.

Këto dy miqësore do t’i shërbejnë stafit teknik për të vëzhguar nga afër formën e lojtarëve të grumbulluar dhe për të testuar alternativa të ndryshme në funksion të ndërtimit të një skuadre sa më konkurruese për Europianin U-21 2027.

Nga Kombëtarja A te Shpresat, Alban Bushi surprizon me listën e

Lajme të tjera |  TËRMET në Milano, Inzaghi vendos të largohet nga Interi para finales së Championsit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us