Nga Librazhdi në Tiranë/ Kastriot Gurra emërohet drejtor i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin

Kryeministri Edi Rama me ndryshimet e fundit në qeveri i ka dhënë një detyrë të re edhe ish-kryebashkiakut të Librazhdit Kastriot Gurrës.

Kastriot Gurra është emëruar këtë të enjte, me vendim të qeverisë, Drejtor i Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve, duke zëvendësuar në këtë detyrë Egra Ibrahimin.

V E N D I M PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË  PËRGJITHSHËM TË AGJENCISË  SHTETËRORE  PËR SHPRONËSIMIN

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 3, të kreut III, të vendimit nr.395, datë 13.5.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për mënyrën e organizimit e të funksionimit të Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin”, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Lajme të tjera |  Meta, telefonatë nga burgu: S’kam përdorur kurrë kartë, Monika u tregua e pakujdesshme, ka pasur shumë pasuri. S'ma ka bërë Rama këtë, por mua më ka trajnuar Bobi....!

1. Znj. Egra Ibrahimi, drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Kastriot Gurra emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shtetërore për Shpronësimin.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Kastriot Gurra ka qenë kryetar i Bashkisë Librazhd nga viti 2015-2023. Egra Ibrahimi mori drejtimin në krye të Agjencisë Shtetërore të Shpronësimeve në gusht të vitit 2022 deri në ditën e sotme që u shkarkua dhe në vendin e saj u emërua Kastriot Gurra.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us