Nga muzika te kriminologjia, Çiljeta publikon foton krah Manjës: Sapo mbylla masterin

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga, prej kohësh ka qenë disi e tërhequr nga skena, edhe pse ka qenë një nga këngëtaret më të dashura. Gjatë kësaj kohë që ka qenë disi e tërhequr nga jeta publike, Çiljeta është kthyer sërish në bankat e shkollës, për një profesion që nuk ka aspak lidhje me artin.

Artistja ka kryer Masterin për “Kriminologji” në Universiten e Drejtësisë, ku dhe është diplomuar së fundmi. Çiljeta ka ndarë një foto në Instagram ku shkruan:

“Arti dhe Dija kanë ecur paralelisht në jetën time. Edhe pse fakultetin e kam kryer shume vite me parë për shkenca politike, kete vite sapo mbylla nje master ne Kriminologji sociale nje dege që më ka terhequr gjithmone.

Nga sot, e certifikuar dhe e angazhuar pranë Klinikave të Ligjit, pas përfundimit të praktikës 2-mujore të zhvilluar prane Drejtorisë së Ndihmës Juridike Falas dhe Qendrave të Shërbimit të Ndihmës Juridike Parësore.

Zgjedhja për të dhënë kontributin tim në ofrimin e sherbimit te Ndihmes Ligjore Falas, nuk është vetëm një detyrë qytetare, por dhe një detyrim moral, për të ofruar më të mirën atyre që s’kanë mundësi!

2024 ka nisur frytshëm dhe jam e bindur që do të përfundojë bukur, (madje dhe me art) ashtu siç jeni mësuar të më shihni e kërkoni! Ju dua?  Një falenderim për Ministrin e drejtësise Z. @ulsimanja që sot në fjalimin që mbajti frymëzoi cdo student te pranishëm”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us