Nga porta në sulm, Ivan Gvozdenovic kërkon 5 futbollistë për Elbasanin e sezonit të ri

Te Elbasani prej ditësh kanë nisur pushimet, me lojtarët që po shijojnë disa ditë pushimi me familjarët e tyre. Por e njëjta gjë nuk mund të thuhet për drejtuesit dhe stafin e verdhebluve, të cilët vazhdojnë punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri.

Trajneri serb ka piketuar pozicionet ku kërkohet doemos afrime. Nga porta në sulm, timonieri i Elbasanit kërkon minimalisht 5 futbollistë. Dëshiron një portier për t’i besuar katërkëndëshin, një mbrojtës, mesfushori fantazist për t’i besuar “çelësat” e mesfushës dhe një sulmues që premton gola.

Për t’iu bërë vend lojtarëve të rinj, priten të largohen po 5 futbollistë dhe nëkëtë mënyrë mendohet të ndërtohet Elbasani për sezonin e ri. Emra me eksperiencë priten të transferohen dhe mbetet të shihet se kush do të veshë fanellën e verdhebluve në sezonin e ardhshëm.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Igli Tare krijon “koloni shqiptarësh” te Milan, pas Gjimshitit “piketohet” edhe futbollisti i Zvicrës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us