Nga PSG-Inter, te Tottenham – United dhe Betis – Chelsea, mësoni kur do të luhen finalet europiane (DATAT dhe ORA)

Pas finalistëve të Champions League, tashmë janë mësuar edhe ekipet finaliste të Europa dhe Conference League. Në Europa League finalja do të luhet mes Tottenham dhe Manchester United, një derbi anglez që do të luhet për një nga trofetë prestigjioz për klubet.

Ndërkohë në finalen e Conference League do të sfidohen mes tyre Real Betis dhe Chelsea. një tjetër duel mjaft i rëndësishëm mes skuadrave, ku sigurisht do të tentohet edhe trofeu.

Dhe nga ana tjetër siç dihet finalja e madhe e Champions League do të jetë mes PSG-së dhe Interit. Duel ky që do të luhet më 31 maj në orën 21:00 në “Allianz Arena”.

Lajme të tjera |  Protagonist që në sezonin e parë në Armeni, Erald Çinari shpallet kampion me Noah

Ndërkohë finalja e Europa League do të luhet më 21 maj në orën 21:00 në “Estadio San Mames” në Bilbao, ndërsa finalja tjetër e Conference League do të zhvillohet më 28 maj në orën 21:00 në “Tarczynski Arena WroclaW” në Wroclaw.

Orari i finaleve:

Finalja e Europa League – 21 maj, ora 21:00

Tottenham Hotspur – Manchester United (Estadio San Mames, Bilbao)

Finalja e Conference League – 28 maj, ora 21:00

Real Betis – Chelsea (Tarczynski Arena Wroclaw, Wroclaw)

Finalja e Champions League  – 31 maj, ora 21:00

Paris Saint-Germain – Inter (Allianz Arena, Munich)

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us