Nga Shehi te Veselinoviç, derbi i kryeqytetit gjen ndryshe Partizanin

Partizani do të presë në “Air Albania” Tiranën për të zhvilluar mes tyre derbin e parë të këtij sezoni. Një nga sfidat më me rivalitet në futbollin shqiptarë do të luhet ditën e shtunë në orën 20:00.

Nga fundi i sezonit të kaluar te sezoni i ri, “Demat” vijnë me ndryshime në stol. Orges Shehi ishte në krye të të kuqve në fazën përgatitore për sezonin e ri, ndërsa drejtoi kryeqytetasit edhe në aventurën në Conference League.

Paraqitjet jo shumë të mira në këtë turne, bënë që drejtuesit të ndanin bashkëpunimin mes tyre. Në stol u zyrtarizua pak javë më parë Aleksander Veselinovic. Me këtë të fundit të kuqtë në 5 javë kampionat ia kanë dalë të sigurojnë 8 pikë. Kanë siguruar 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Interi i vendos “BLLOK” Kristjan Asllanit, shkak bëhet trajneri i ri

Serbi do të luajë derbin e parë dhe do të synojë të rikthejë Partizanin te fitorja, e cila ndaj rivalit direkt të kryeqytetit do të shijonte më shumë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us