Nga titullar përfundon në tribunë, Armando Broja “PËRJASHTOHET” nga java e 34-t e Premier League (ARSYEJA)

Armando Broja ia doli që të siguronte vendin e titullarit në dy ndeshjet e fundit me Everton. Përballë Nottingham Forest bëri mjaft mirë, ndërsa në duelin e fundit kundër City-t, nuk pati “shpërthim”.

Ndërkohë që këtë javë, Everton do të luajë në transfertë përballë Chelsea, klub i cili zotëron kartonin e Armando Brojës. Për këtë arsye, nga titullar, shqiptari do të përfundojë në tribunë, sipas rregullave të Premier League.

Kujtojmë se 23-vjeçari nuk ka pasur një sezon pozitiv në klub, për shkak edhe të dëmtimeve. Broja ka marrë pjesë në 12 ndeshje, me një total prej 424 minutash duke mos ia dalë që të shënojë apo asistojë.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Derbi në merkato, shkak bëhet portieri i kryeqytetasve

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us