Ngjarje e rëndë në Itali, 39-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në pyll

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një Itali, ku një 39-vjeçar shqiptar është gjetur pa shenja jete në një zonë pyjore.

Trupi i pajetë i shqiptarit Bledar Dedja, u gjet jashtë makinës së tij në Paderno del Grappa, dhe se në trupin e tij janë konstatuar plagë të shumta me thikë.

Ka qenë familja e tij ajo që ka ngritur alarmin për zhdukjen e 39-vjeçarit që banonte në Asolo, pasi prej mbrëmjes së të shtunës nuk kishin pasur asnjë kontakt me të. Mësohet se zbulimi i trupit të pajetë u bë mëngjesin e së dielës, rreth orës 9:30.

Viktima ishte parë për herë të fundit në Abacinë e Lashtë të Borso del Grappa, vendi ku ai punonte.

Në vendngjarje shkuan prokurorja, mjeku dhe karabinierët e komandës provinciale të Trevisos, të cilët nisën hetimet.

Lajme të tjera |  “Je paguar nga inceneratorët e Spitali Amerikan”…”Mashtrues, mashtrues, ti gënjen” – Plas keq mes Këlliçit e Haxhiut

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us