Ngjela: Rinumërimi do e rrëzojë Saliun, humbja është shumë e thellë! Rezultati nuk ka për të ndryshuar

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar vendimin për rinumërimin e kutive të Tiranës dhe Fierit.

Ngjela tha se ky veprim nuk do të ndryshojë rezultatin e zgjedhjeve, pasi humbja e PD-së është e thellë dhe nuk ka prova për manipulim.

Ai ka shtuar se ky veprim mund të ketë si pasojë rrëzimin e Sali Berishës, pasi ai ka deklaruar se është i manipuluar dhe nuk ka kërkuar hapjen e kutive.

“Nuk ndikon në rezultat, se rezultati është i thellë dhe nuk kemi prova për manipulim. Po çfarë do sjellë? Do rrëzojë Saliun. I ka thënë popullit që jam i manipuluar dhe nuk ka kërkuar hapjen e kutive. Jam dakord deri këtu.

Këta po ja hapin kutitë, po e fusin në kurth dhe po i thonë: ja kush je. Çfarë do bëjë, do japë dorëheqjen apo do dalë një gënjeshtar, një ordiner rrugësh? Arsyeja kryesore politike përse nuk kërkoi hapjen e kutive është se do dilte kjo, se ishte i sigurt për rezultatin.

Lajme të tjera |  STATISTIKAT/ Izraeli apo Irani, kush e ka USHTRINË më të fortë?

Ai, pasi u hapën, u bë si i tërbuar – ka impakt të rëndë psikologjik. Pyetja është: ça do bëjë PD? A do ta mbajë? Le ta mbajë kurrë nuk fitojnë me të”, tha Ngjela në Report Tv.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us