Ngriti Champions-in e parë në karrierë, Marquinhos: Kemi frymëzuar gjithë Francën

“Ne nuk përfaqësojmë vetëm këto ngjyra të Parisit, ne përfaqësojmë ngjyrat e Francës, siç tha presidenti Al Khelaifi. Ne shohim fëmijë me sy plot gëzim, mendoj se do të frymëzojmë një brez të tërë, kampionë të ardhshëm. Është një ëndërr për mua të jem këtu, sepse vjen këtu kur fiton diçka të veçantë”.

Kështu tha kapiteni i PSG-së, Marquinhos, me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, pas njëzet e katër orë nga triumfi në Champions kundër Interit. Duke folur për mediat teksa largohej nga Elizeja pasi shkoi për të vizituar Presidentin e Republikës Franceze, Emmanuel Macron, me Kupën në duar, ky i fundit i kushtoi disa fjalë të veçanta mbrojtësit brazilian:

Lajme të tjera |  Largimi nga Empoli i sigurt, Ardian Ismajlit i del emri te "gjiganti" i Superligës

“Kur flet për mua, flet edhe për të gjithë njerëzit që kanë kaluar andej, flet për legjendat, lojtarët që kanë bërë një punë të shkëlqyer për ta çuar klubin në këtë pikë”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us