Ngriti lart titullin kampion me Napolin, Partizani “krenohet” me Amir Rrahmanin: Arritje e jashtëzakonshme, je njëri prej nesh

Napoli fitoi mbrëmë titullin kampion në Serie A. Një sukses i jashtëzakonshëm nga napolitanët, të cilët me Antonio Conten arritën të ngrejnë lart këtë trofe.

Sigurisht që protagonist te kampionët ishte edhe Amir Rrahmani. Mbrojtësi shqiptari fitoi titullin e 2-të në 3 vitet e fundit me Napolin, duke qenë një lider i padiksutueshëm në formacion.

Pikërisht mbrojtësi shqiptar ka marrë shumë mesazhe. Partizani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale shpehet shumë krenar për këtë triumf të ish-lojtarit të tyre, ndërsa i urojnë sa më shumë suksese në vazhdim.

“Amir Rrahmani sërisht kampion i Italisë Serie A me Napolin.

Ish mbrojtësi i kuq, i cili ka luajtur për dy vite te PARTIZANI 2013-2015, bëhet përsëri pjesë e historisë të futbollit italian duke dhënë kontributin e tij në fitimin e titullit të 4-rt kampion të klubit napolitan. Arritje e jashtëzakonshme edhe në aspektin personal. Rrahmani bëhet lojtari i parë shqiptar që fiton dy herë titullin kampion në Seria A. Urimeeee #AmirRrahmani #njëriprejnesh #pmtp????”, ka shkruar klubi i kuq.

Lajme të tjera |  Do të largohet nga Real Madrid, Luka Modric përgatit rikthimin e bujshëm

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us