Nico Williams i iku nga “duart”, Barcelona ka gati 100 milionë euro për sulmuesin e Serie A

Barcelona ditën e sotme mori një lajm shumë befasues prej Nico Williamsit. Ky i fundit vendosi të qëndrojë tek Athletic Bilbao duke rinovuar kontratën deri në vitin 2035.

Kjo ka bërë që katalanasit të mendojnë për një tjetër sulmues të majtë për sezonin e ardhshëm. Në listën e lojtarëve të drejtuesve të Barcelonës ka qenë gjithmonë edhe Rafael Leao.

Siç raportojnë mediat italiane, katalanasit do të provojnë në ditët në vijim të firmosin me numrin 10 të Milanit. Spanjollët do të ishin të gatshëm të ofronin deri në 100 milionë euro për sulmuesin portugez.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Skënderbeu “godet” në merkato, korçarët transferojnë mesfushorin e Sassuolos

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us