Sot, më 7 maj, do të mbahet votimi i parë në Konklavë për Papën e ri, kreun e 267-të të Selisë së Shenjtë. 133 kardinalë kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhjen e pasardhësit të Françeskut, ndërsa përgatiten të izolohen në Kapelën Sistine.
Fillimisht mbahet një meshë dhe pastaj pasi bëhet betimi për ruajtjen e sekreteve të gjithçkaje që ndodh brenda Kapelës Sistine, gjithëkush veç kardinalëve dhe stafit dalin jashtë ndërtesës ku nisin menjëherë këshillimet në Kapelën Sistine. Konklava do të drejtohet nga kardinali Pietro Parolin, në mungesë të dekanit, Kardinal Re, i cili është 91 vjeç. Prandaj, Parolin do t’i pyesë të gjithë kardinalët nëse mund të vazhdohet menjëherë me votimin e parë apo nëse është ende e nevojshme të sqarohen dyshime në lidhje me normat dhe metodat e vendosura.
Tetë në 10 nga ata që kanë të drejtë të votojnë në konklavë u emëruan nga Papa Françesku në 12 vitet e fundit. Njëzet u bënë kardinalë vetëm në dhjetor të vitit të kaluar. Shumë prej tyre nuk ishin takuar kurrë me njëri-tjetrin para se të shkonin në Romë gjatë javës së kaluar pas vdekjes së papës.
Grupi i kardinalëve që do të votojnë për udhëheqësin e ardhshëm të rreth 1.4 miliardë katolikëve në mbarë botën janë më pak të parashikueshëm se kurrë më parë, me shumicën dërrmuese që nuk kanë përvojë në një konklavë papnore.
Çdo kardinal ka një copë letre në të cilën shkruan emrin që dëshiron, e palos vertikalisht dhe e mban lart që ta shohin të gjithë. Një nga një shkojnë në altar dhe thonë me zë të lartë: “Testor Christuum Dominum, qui me iudicaturus est, me eumelectare, quiam secundum Deum iudico eligi debene” (“Unë e quaj Krishtin Zotin si dëshmitar, që do të më gjykojë, që i jap votën time atij që, sipas Zotit, e konsideroj se duhet të jetë i zgjedhur”).
Fletëvotimi vendoset në një kuti votimi. Me fillimin e numërimit, fletët e votimit vendosen në një kupë tjetër. Numërimi i votave kryhet duke recituar me zë të lartë emrat e të zgjedhurve dhe çdo votë regjistrohet në një regjistër. Formularët shqyrtohen nga tre kardinalë përpara se të digjen në një sobë. Nëse del tym i zi, nuk ka papë, nëse është i bardhë, ka! Por për këtë proces kërkohen dy të tretat e votave. I zgjedhuri, pasi ka dhënë pëlqimin, është Papa i ri i Kishës Katolike.
Deri më tani kryeson Pietro Paroli me 37%, i ndjekur nga kardinali filipinas Luis Tagle me 32%, i cili quhet “Françesku i vogël” për shkak të përulësisë dhe stilit të tij gjithëpërfshirës. Të dy, sipas Fortune, pasohen nga Matteo Ciuppi, kryepeshkop i Bolonjës dhe afrikani Peter Turkson. Kandidatët e tjerë, si Jean-Marc Avelin, Pierre-Baptiste Picambala dhe konservatori Robert Sara, po grumbullojnë përqindje më të ulëta. 61% besojnë se Papa i ri do të vijë nga Evropa, 22% nga Azia dhe nga 13% nga Afrika.
Pasi të jetë zgjedhur Papa i ri, dekani, sipas gradës dhe vjetërsisë, i Kolegjit të Zgjedhësve Kardinal do ta pyesë atë në latinisht nëse i pranon zgjedhjet dhe më pas, nëse ai përgjigjet pozitivisht, i kërkohet emri që ka ndërmend të përdorë. Deri tani, askush nuk ka zgjedhur që të quhej Pjetër.