Nis protesta e opozitës për “krimin elektoral”, Noka: 7 në 10 qytetarë thonë se kanë votuar PD, si shpjegohet?!

Ka nisur protesta e Partisë Demokratike për kundërshtimin e rezultatit të zgjedhjeve, me pretendimin se ato ishin të manipuluara.

Mbështetës të kësaj force politike si dhe përfaqësues të PD-së dhe partive të tjera opozitare që ishin në koalicion me të, janë mbledhur në hyrje të Bulevardit “Zogu I” në Tiranë.

Aktualisht në protestë mungon Sali Berisha, i cili ndodhet në Bruksel.

“Edi Rama nuk do të ketë qetësi, as banda e tij. Misioni i PD nuk është pushteti por shenjtërimi i votës në Shqipëri. Dilni takoni sot qytetarët, në 10 qytetarë, 7 thonë se kanë votuar PD-në”, tha Flamur Noka për mediat.

Lajme të tjera |  Dështimi/ Koalicioni i PD në Tiranë: Meta- Idrizi morën 3 deputetë me 8800 vota, Alimehmeti, Murrizi e Dogjani mbetën jashtë me mijëra më shumë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us