Nisin ditët e ftohta/ Temperaturat zbresin nën zero, fluks virozash në Korçë

Shtohet numri i të prekurve nga virozat në Korçë. Çdo ditë pranë Shërbimit të urgjencës në spiralin e Korçës drejtohen rreth 50 persona që kërkojnë ndihmë mjekësore  një shifër më e lartë krahasuar me mesataren ditore të periudhave normale.

Sipas mjekëve rastet nuk paraqesin komplikacione të rënda dhe pjesa më e madhe pas marrjes së shërbimit ditor trajtohen në shtëpi por për disa nga pacientët me sëmundje bashkëshoqëruese ka pasur nevojë për shtrim spitalor.

Krahas të rriturve edhe tek pediatria vihen re raste të shtuara të fëmijëve të prekur nga virozat ndërkohë që mjekët apelojnë që të shmangen sa më shumë vendet me shumë njerëz dhe ambientet e mbyllura.

Lajme të tjera |  FOTO/ Toçi mbyti gruan në gjumë, Eleonora prej një muaji në Itali: Autori punëtor bujqësie, shkak dyshohet depresioni! Fëmijët panë skenën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us