I konsideruar prej kohësh një Kopsht i Edenit për zogjtë shtegtarë, Laguna e Vainit përgjatë bregdetit verior shqiptar është braktisur gjithnjë e më shumë nga një sërë speciesh, pasi temperaturat në rritje kanë shkaktuar kërdi në ligatinat në të gjithë vendin.
Përmes një reportazhi me pamje nga kjo lagunë në Lezhë, AFP shkruan se miliona zogj kalojnë nëpër lagunat dhe grykëderdhjet shqiptare gjatë fluturimeve drejt veriut çdo vit, të cilat bëhen pika ndalimi për speciet migratore që udhëtojnë nga Evropa Veriore drejt Afrikës. Me mbi 3.000 hektarë, të shtrira përgjatë detit Adriatik, Kune Vaini është shtëpia e 196 llojeve të shpendëve shtegtarë.
AFP citon një sondazh, sipas të cilit 40 për qind e popullsisë së shpendëve migratorë mungonin në janar. Gjuetia pa leje, helmimi, përplasja me linjat e energjisë elektrike dhe humbja e habitatit vret me mijëra zogj shtegtarë çdo vit. Por, temperaturat e larta në të gjithë globin mund të rezultojnë edhe më shkatërruese.