Një grup mbështetësish shkon poshtë shtëpisë së Berishës, Boçi: Mosbindja civile, edhe më e fortë

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, së bashku me z. Oerd Bylykbashi dhe një grup mbështetësit të PD-së, kanë dhënë sot një deklaratë për media ku kanë theksuar me forcë se aksioni opozitar nuk të ndalet, pavarësisht heqjes së lirisë që i kanë bërë liderit të opozitës, kryetarit të PD-së, Sali Berishës.

“Pjesa e aksionit tonë nuk ndalet, – theksoi Boçi. – Unë e di shumë mirë se me këto veprime mazhoranca dëshmon hallin e vet e të kapurit nën korrupsion.

Nuk është halli ynë sot, megjithëse transmetohet si i tillë dhe të vërtetën e dinë shqiptarët dhe mediat.

Aksioni ynë do të vazhdojë dhe të mos mendojë kush se PD-ja do të stepet. Ne e kemi Kryetarin tonë, e kemi të qartë strategjinë e aksionit!

Lajme të tjera |  Protesta e 7 Tetorit, Bardhi paralajmëron: Rama nuk e ka idenë se çfarë do të ndodhë. Po ta dinte zemërimin e ...!

Mosbindja civile do të jetë e fortë në vitin që na pret dhe do të dëshmohet edhe në sallën e parlamentit dhe sigurisht edhe nga demokratët.

Sot është sulmuar jo thjesht Sali Berisha, jo thjesht PD-ja, por e gjithë shoqëria shqiptare në dimensionin e lirisë dhe të demokracisë.

Janë vlera thelbësore që kanë pasoja në të gjithë jetën tonë dhe japin pasoja në braktisjen e  këtij vendi, në humbjen e vlerave që ka Shqipëria. Ne do të vazhdojmë betejën tonë dhe në selinë e imponuar të PD-së.”

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us