Një hall më tepër për Bayern Munich, rikthehet Kristjan Asllani

Inter mori një fitore të madhe në çerekfinalen e parë përballë Bayern Munich në Champions League. Fitorja 1-2 në stadiumin “Allianz Arena”, afron zikaltërit me gjysmëfinalen, edhe pse është një akt për t’u luajtur.

Pikërisht për ndeshjen e kthimit, Inter do të ketë një “armë” shtesë. Për Bayernin shtohen hallet, pasi Kristjan Asllani do të rikthehet. Kujtojmë se në ndeshjen e parë, mesfushori shqiptar mungoi për arsye kartonësh.

Ndeshja e kthimit mes Inter dhe Bayern Munich do të luhet më 16 prill. Supersfida që do të zhvillohet në stadiumin “San Siro” të Milanos, do të startojë në orën 21:00, teksa premton spektakël të madh.

Lajme të tjera |  Lecce rrezikon rënien, Ramadani: Asgjë nuk është e pamundur, ne nuk shkojmë në fushë për të humbur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us