Një hap larg Këshillit Evropian, Greqia do të votojë kudër antarësimit të Kosovës

Greqia zyrtare do të votojë kudër antarësimit të Kosovës në Këshillin Evropian. Ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis deklaroi se Kosova gjithsesi nuk i plotëson kushtet dhe bëri të ditur se Greqia do të votojë kundër kërkesës për anëtarësim, siç ka bërë në raste të ngjashme në të kaluarën, raportojnë mediat greke.

Ndërkohë përfaqësuesi i qeverisë, Pavlos Marinakis, theksoi në parim se asnjë vendim i Këshillit të Evropës nuk mund të ndikojë në pranimin ose jo të Kosovës.

“Pozicionet greke mbeten të njëjta me kalimin e kohës. Ne duam që mosmarrëveshjet mes dy shteteve të zgjidhen siç parashikohet në marrëveshjet mes tyre. Politika e jashtme greke nuk ka ndryshuar. Qëndrimi i vendit mbetet i njëjtë në kohë, diçka që është reflektuar në të gjitha nivelet dhe në nivelin e ministrit të Jashtëm, zotit Gerapetritis, dhe është ai që shpreh qëndrimin grek në mënyrë absolute”,-tha Marinakis.
Me 131 vota për, 29 kundër dhe 11 abstenime, Asambleja Parlamentare e mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës gjatë një seance plenare të mbajtur në Strasburg. Pas votimit të Asamblesë Parlamentare çështja kalon në duart e ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës, të cilët duhet të vendosin përfundimisht nëse Kosova do të bëhet anëtarja më e re e organizatës. Kosova bëri një hap drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës më 27 mars. Me gjithë votën kundër të Serbisë dhe dy vendeve të tjera, Komiteti për Politikë dhe Demokraci i KiE e miratoi raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, i cili rekomandon se vendi i ka plotësuar kushtet për t’u anëtarësuar plotësisht në Këshillin e Europës.

Lajme të tjera |  Do e ndihmojë Meloni Ramën në zgjedhjet e 11 majit? Renzi: Kë ka mbështetur i ka sjellë ters

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us