Një ish-futbollist i Kombëtares dhe një ish-trajner i Kukësit, 2 emra të njohur për stolin e Teutës

Teuta ka vazhduar punën për sezonin e ri, ku kanë arritur edhe marrëveshjen me disa futbollistë për transferimin në Durrës. Nga “Djemtë e Detit” janë larguar disa futbolliste dhe ndryshimet janë të mëdha.

Ndërkohë janë zbuluar edhe kandidatët e mundshëm për të marrë në dorë “frenat” e Teutës. Pjesë e listës janë Enkeleid Dobi, i cili në të kaluarën ka drejtuar Kukësin në Superiore.

Emri tjetër është Ledian Memushaj. Ish-i i Kombëtares ka qenë ndihmës traner te Dinamo dhe mbetet të shihet nëse Durrësi do të jetë destinacioni i tij i ardhshëm.

Lajme të tjera |  Partizani rikthehet në Tiranë, Skënder Gega “surprizon” futbollistët

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us