Nga Ergisa Murataj
‘Zanati nuk të lë pa ‘buk”, është një thënie popullore. I tillë ështëedhe rasti i Muharrem Nërgutit i cili ushtron për gjysmë shekullinjë nga profesionet që po zhduket.
Të bëj këpucë me porosi dhe ti rregullojë ato është ajo gjë tëcilën ai di të bëjë më mirë , një zanat të cilin e filloi që nëKukësin e vjetër në vitin 1968 e deri në ditët e sotme .
Copëza e parë e puzzle-it të këtij rrugëtimi kaq shumë ngjyrështë jetës së tij nis me një kurs të cilin Muharremi e bën kursistemi komunist I koorporatave e cakton atë atje,në një rreth të16-tave, moshë ku dëshira për të zbuluar dhe për të qenë vetvetjaështë si një flakë e brendshme. Mes një pasionit për të punuarkëpucët dhe detyrimit për t’I shërbyer ushtrisë dhe vendit‘’ustain’’ tonë e ndjek fati dhe i jepet mundësia që edhe brendaushtrisë ai të punojë përsëri si një këpucar,një derë e re e hapurpër të tek baza e armatës e cila do i lejonte atij të bënte gjënë përtë cilën nuk do pendohej .
Pas shumë kohësh në ushtri rreth fund vitit të 71, Muharremi do të lirohej nga ushtria e të shpërngulej në Kukësin e Ri për tëvazhduar në të njëjtën lagje dhe të njëjtin vend në të cilin ai momentalisht ndodhet, zanatin e tij plot pasion të këpucarit.
Nga rrugëtimi I tij nuk është shumë e vështirë të kuptohet se sifillesë çdo gjë nis nga 0 e më pas teksa ai vetë gjendet duke bërë një bisedë më njerëz të tjerë (që në këtë rast jam unë), kupton se kanë kaluar 53 vite dhe djaloshi 20 vjeçar iatëhershëm ja doli ,ja doli ta merrte gjënë për të cilën kishteluftuar dhe e donte aq shumë.
Këpucaria e tij një hapësirë e vogël afërsisht 80m2, është sa e rrëmujshme por aq edhe kuptimplotë . Një ambjent pune i ciliedhe rrëmuja ja bërtet suksesin e tij me klientat në punën e përditshme që ai bën. E tej mbushur me këpucë të hallakatura saandej-këtej dhe makineri të vjetra të cilat për to ai flet me shumëadhurim dhe fanatizëm.
‘’ Mjetet që punoj unë janë të vjetra , të ralla më kanë ardh ngagjermania por punojn njësoj si në ditën e parë .’’
Ndodhet në lagjen 1 të Kukësit. Kati I parë që nuk është njëvend shumë i madh i një ndërtese të verdhë ndërsa në xham ka të shënuar numrin e telefonit , tabelën që qëndron gjithmonë nëanën që lexon ‘’hapur’’ dhe fjala KËPUCERI e ngjitur tekdritarja në mënyrë sa më modeste e të thjeshtë. Detaje që kanëqëndruar ashtu siç kanë qenë, që nga momenti i hapjes nëqytetin e Kukësit të Ri.
Paksa periferike me qendrën e qytetit por kjo pozitë e lagjes nuke ka penguar atë që të krijojë klientelën e tij dhe sigurisht që përkëtë ai ndihet shumë mirënjohës .
Nuk ngurrova ta pyes për çelsin e suksesit dhe e vetmja gjë qëmë tha është se njeriu duhet ta bëjë punën me zell dhepasion,është e vetmja rrugë nëpërmjet së cilës ai do të shkëlqejënë atë që bën,qoftë ajo edhe puna më e thjeshtë në dukje sepsethellë-thellë punë pa mundime siç tha ai: nuk ka .
Rutina e tij është e njëjta , dyert I hap në orën 8 dhe i mbyll nëorën 3 por në rast se ka punë edhe kërkesa ai mund ta mbyllëedhe në orën 4 ose 5 të pasdites. Sipas tij klienti ka gjithmonë tëdrejtë di apo nuk di rreth punës që bëhet. Meqë po flisnim dhepër klientelën Muharremi shprehet se ajo ka rënë ndër vite por përsëri mbetet shumë I kënaqur dhe I plotësuar me atë çfarë ai merrte dhe po merr tani, flasim këtu për aspektin financiar.
Jemi njerëz I them duke parashtruar si me dashje mundësinë përti bërë pyetjen a ke menduar të heqësh dorë ndonjëherë,a s’tëlodh monotonia?
Ishte I zënë në fakt me një këpucë që klienti ja solli pak çastepara se unë të merrja guximin që ti drejtoja pyetjen,ngritishikimin dhe më tha : ‘’ Nuk e kam menduar ta lej ndonjëherësepse është e vetmja gjë që unë e bëj me shumë qef , zanatin tem. Unë ndihem rehat edhe e bëj me aq dëshirë saqë më duket halasikur jam 20 vjec. Pastaj me më lanë unë rri edhe 11 , 12 orënuk e kam problem.’’
Sigurisht që në një farë mënyre edhe e prisja një përgjigje të tillëpor emocionin që I përcillnin sytë teksa shprehej më bindiplotësisht se me të vërtetë njeriun nuk e lodh puna që do por puna që ai e bën pa e dashur .
Pasi iku klienti që ja la këpucën me fjalët ‘’ ti e din ma mirë ‘’ edhe ‘’të faleminderit shef se shifna’’për shkak se kisha tërëditën që qëndroja me të i’u futa disi nënlëkurë edhe e shikoja se me të vërtetë kishte shumë fluks. E pyeta nqs ka një punëtor icili e ndihmon por mora një përgjigje ‘nc’ duke tundur kokën njëgjest që të lë të kuptosh se Jo. Fjala nxori fjalën dhe Muhaerrmirikthehet pas në kohë dhe drejtohet duke më thënë :
‘’Kam pas punëtorë edhe unë sepse unë kam mbaruar edhespecializimin ku prej 7 vjetëve kam qenë përgjegjës tek këpucëtme porosi në Kukës ,kam pas 8 punëtorë gjithësej . Merreshimme prodhimin e këpucëve të reja.’’
Mes specializimeve dhe mundit të dhënë i’u riktheva edhenjëherë dëshirës për të kuptuar se si e bën atë të ndihet tani shijae shpërblimit pra ky vlerësim i padiskutueshëm nga klientët e tij.
Sipas tij që të bësh këtë punë nuk duhet të të dojë vetëm klienti icili sigurisht që ka interes për të marrë shërbimin e tij në njëmënyrë sa më cilësore por të të dojë edhe komuniteti me të cilinti ndan një pjesë të konsiderushme të ditës qofshin ata klientelajote apo edhe e ndonjë këpucari tjetër.
–Dmth e ndjen aromën e konkurrencës sado pak ?, – i drejtohemme të mbaruar fjalinë e tij .
‘’Aspak,kam klientelën time secili ka rriskun e vet faleminderitzot jam mirë,do zoti edhe të tjerët të jenë mirë.’’
Një urim ky aq I pastër I kristaltë sa edhe vet dëshira e tij që përkomunetitin ku ndodhet t’iu ofrojë atyre më të mirën . Këtë gjëma dëfreu edhe vetë ai teksa më tregonte se vitet kalojnë dhemosha bën të vetën por nëse do të ketë një kujtim të cilin ai s’dota harrojë kurrë është fakti se si të gjithë e përshëndetin në rrugë.
‘’Nuk mendoj se ka kujtim më të mirë se zanati , se përshembullkur dal rrugës xhiro kam njerëzit që më drejtohen me ‘’ o usta’’ , ‘’o mjeshtër si kalove ? ‘’. Vlerësimin ma të madh s’ta ban asnitjetër vec popullit. Vitet janë t’u ik edhe mosha bën të veten po për momentin jam mirë dhe aktiv . ‘’
Për arsye edhe të një përvoje të gjatë pune ai ka parë evoluimine çdo këpuceje që ai e quan art më vete . Rreth viteve ku botën e pushtuan fabrikat dhe teknologjia,ai ka rezervat e tij sepse për tënjë këpucë që vjen nga fabrika është shumë e dobët dhe ka materiale jetëshkurtëra siç janë plastika,kartoni etj . Këpuca mëe mirë është ajo e punuar me dorë shprehet ai sepse kur i bënimdi,kur ai lloj punimi do zgjaste me 2-3 vite që për moshën tuaj(duke i’u referuar brezit tim ) ngjan si e pamundur se nuk e perceptoni dot , ose mbase se edhe keni dëshirë të keni sasinëpërmbi cilësinë .
Bëra një nënqeshje si për të thënë që ti të drejtë ke por s’dua ta pranoj. Meqë e preku paksa përciptas brezin tim e pyes rrethfamiljes sepse sigurisht ‘’mjeshtri’’ ynë I këpucëve është baba por edhe gjysh. Fjalët e një më të moshuari kanë gjithmonë mëshumë peshë kështu që ndihem komforte ta pyes :
–Çfarë do I sugjeroje më shumë brezit të ri,të ndjek fakultetinapo zanatin?
– Mes fakultetit dhe zanatit sigurisht që secili ka prirjet e veta po prap them se si zanati nuk ka.
Dhe vë buzën lehtshëm në gaz gjë të cilën për ca çaste as nuk po e kuptoja pse. Lëshoi ngjitësin që kishte në dorë u ul tek karrigiadhe plot nota humori mu drejtua :
-Po të tregoj një histori : ‘’ Ish kan ni mbret edhe I lypin vajzën,ene e pyt baba I vajzës: Po çazanati ka?
Po djali mbretit ma I thot.
Po a ka zanat ?, Po është marangoz.
Po mir po ja jap.’’
Dhe qesh duke më thënë a më kupton tani çfarë po përpiqem tëthem .
Patjetër shkolla asht ni rrugë e pastër e jetës por profesioni ashtart më vete .
Muharremi ‘’ustai’’ I këpucëve të Kukësit siç të gjithë e njohinështë fëmija i 3 i një familje modeste dhe punëtore , ku dëshirapër të punuar me devotshmëri nuk u ka munguar kurrë aq sa përtë thënë që i rriti drejt rrugëve të jetës. Përvoja të perfeksiononpor nga anët tona thonë që ‘’zanatit vidhet’’ dhe s’është çudi qënxënësi të bëhet edhe më I mirë se mësuesi .
E teksa hap librin e nostalgjisë kujton se cila ishte fara që mbollidikur për të korrur atë cfarë të cilën ka sot .
‘’Me tregu drejt babi im ka pas një hekur Italian në kohën e minierës,erdhën rripat e transportierës e me to bëjsha sandalepër vete e për shok ,mendoj se këtu ka fillu me pasion.
I shikosha zanatlit në Kukësin e vjetër tu punu isha I vogël e mëngelte merak. Kur I shikosha makinat më tingëlloke në veshzhurma e tyre. Derisa më bërtiste punëtori ik nga dritarja mor!’’
Ndërsa sot plot gjysmë shekulli më vonë , një gjysmë shekullipërkushtimi dhe dëshirë, djaloshin e vogël nuk e përzë më njeripor e quajn ‘’Mjeshtër’’. Një shembull i artë i punës, dëshirësdhe durimit për zanatin që ai ka zgjedhur ta mbajë si arritjen mëtë madhe të të gjithë jetës së tij .
Një besnik i vërtetë jo vetëm i punës por edhe zellit të tijpersonal.