Një mbrojtës opsion për klubet shqiptare, 26-vjeçari mbyll aventurën në Rusi

Ish-kapiteni i Erzenit, Nehar Sadiki, i ka dhënë fund aventurës në Ligën e Parë ruse me skuadrën e SKA Khabarovsk, teksa tashmë ka dalë lojtar i lirë, duke u shndërruar në një opsion për klubet shqiptare, për sa i përket forcimit të repartit të mbrojtjes. 

26-vjeçari e njeh mjaft mirë futbollin shqiptar, teksa në sezonin 2023/2024, u aktivizua 32 ndeshje në elitë me Erzenin, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit në disa ndeshje.  

Gjatë karrierës së tij, Sadiki është aktivizuar edhe në Maqedoninë e Veriut dhe Maltë, me skuadra si Rabotniçki, Renova, Borec Veles, si dhe maltezët e Hamrun.  

Lajme të tjera |  Tensionet para ndeshjes/ Serbët provokohen nga gjithçka: Varet nga lojtarët tanë të qëndrojnë të qetë...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us